Kupa e Botës 2022

“Iki nëse më mbani sërish në stol”, Federata reagon pas lajmit të bujshëm nga Portugalia

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 08 December 2022

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, luan apo nuk luan. Ylli portugez i nisi si titullar tri takimet e fazës së grupeve me Portugalinë në Katar 2022, por në përballen me Zvicrën trajneri Fernando Santos e futi në fushë vetëm në minutën e 73’.

E përditshmja luzitane Record, shkroi se 37-vjeçari ka kërcënuar me largim nga Kombëtarja nëse vijojnë ta mbajnë në stol, lajm që është përgënjeshtruar nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

“Nuk është e vërtetë! Profesionalizmi i Ronaldos nuk vihet aspak në dyshim”, lexohet në komunikatën zyrtare të Federatës. Portugalia rikthehet në fushë ditën e shtunë.

-Advertisement-

Djemtë e Fernando Santos do të masin forcat me Marokun e fortë, përballje që do luhet në stadiumin “Al Thumama Stadium” (10 dhjetor, 16:00).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera