Lajme

Ia vodhi kuletën punonjëses së QMF-së në Istog, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 January 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, personi me iniciale A.B., më 6 janar ia ka vjedhur kuletën një punonjëse të QMF-së në Istog, ku në të kishte rreth 90 euro, e dokumente personale.

“Nga çanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, policia ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera