Shëndetësi

I pushoi zemra për 45 minuta, mjekët shpëtojnë alpinistin

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 17 November 2020

Një alpinist, që humbi në Parkun Kombëtar Amerikan gjatë natës, u rikthye në jetë, pavarësisht se zemra e tij nuk punoi për 45 minuta.

Michael Knapinski, 45-vjeç, humbi javën e kaluar në Parkun Kombëtar Rainer, ku temperaturat ishin shumë të ulëta.

Pasi u gjet ai u dërgua në një spital në Seattle, por kur arriti në spital, ai kishte puls, por më pas zemra e tij ndaloi.

-Advertisement-

Një ekip mjekësh më pas kryen reanimacion kardiopulmonar në Knapinski dhe e lidhën atë me një pajisje ECMO që derdhte gjak nga trupi i tij në mushkëri dhe zemër, duke mundësuar kështu ruajtjen e rrjedhjes së gjakut në trupin e tij. Pas 45 minutash, zemra e tij filloi të rrihte përsëri, dhe dy ditë më vonë ai u zgjua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera