I penguan fejesën prindërit, çifti i të moshuarve martohet pas 60 vitesh

Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 23 March 2023
Një çift të dashuruarish më në fund kanë arritur të martohen pas gjashtë dekadash pasi prindërit e tyre anuluan fejesën.
Len Allbrighton, 79 vjeç dhe Jeanette Steer, 78 vjeç, patën një rrugë të vështirë dhe me pengesa derisa arritën të martohen, por tashmë ata janë më të lumtur se kurrë. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1963 kur Len ishte 19 vjeç dhe Jeanette 18.
Ata punonin si infermiere praktikante në Spitalin St Mary në Newport në Isle of Wight dhe thanë se ranë në dashuri me shikim të parë.
Brenda disa muajsh nga takimi i tyre, Len ishe ulur në një gjunjë dhe i kërkoi asaj të martohej me të, por fati kishte rezervuar plane të tjera për ta. Pasi Jeanette pranoi propozimin e tij, ai u transferua në Australi, duke planifikuar të blinte një tokë dhe të ndërtonte një shtëpi ku ata të jetonin pasi të martoheshin.
Sidoqoftë, mosha kur mund të bëhej celebrimi në atë kohë ishte 21 vjeç dhe Jeanette ishte 3 vite më e vogël. Mamaja dhe babai i saj e ndaluan dasmën e planifikuar dhe Len mori një letër ku iu komunikua anulimi i fejesës.
Gjatë 50 viteve të ardhshme, Len u martua me një grua në Australi, pati tre fëmijë, u divorcua dhe u transferua në Stevenage ku punoi si infermier distrikti. Jeanette, ndërkohë, qëndroi në Isle of Wight për t’u bërë gjithashtu një infermiere, më pas u martua me një oficer detar dhe pati dy fëmijë.
Ajo ishte në pension dhe ende me burrin e saj, kur Len vendosi ta kërkonte atë duke udhëtuar në Newport për të gjetur adresën e saj.
Len u shpreh se ishte i frikësuar nga reagimi i saj dhe gjëja e vetme që ai kërkonte të dinte ishte nëse ajo ishte mirë apo jo. Len vizitoi shtëpinë e saj duke qëndruar pranë gardhit të saj të kopshtit. Në ato momente del Jeanette dhe e pyet se kush ishte.
Jeanette tha: Për pak sa nuk vdiqa kur kuptova si ishte ai që po qëndronte pranë gardhit tim të kopshtit.
Por dy vjet më vonë, burri i Jeanette-s vdiq nga kanceri dhe ajo kërkoi Len përmes një adrese që ai i kishte dërguar një kartolinë Krishtlindjesh një vit më parë.
Në vitin 2018, ajo pranoi të shkonte në Stevenage për të jetuar me të, dhe vitin e kaluar Len u ul përsëri në një gjunjë dhe i kërkoi asaj të martohej me të.
Dasma e tyre u zhvillua më 11 shkurt, me unaza të reja dhe të pranishëm ishin fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre.

Të tjera
-
Tentoi t’i vrasë disa policë, kërkohet “Gishti”
Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave t...
-
Rreth 2 mijë patentë-shoferë u konfiskuan nga Policia për tre muaj
Policia e Kosovës vazhdon të ketë mjaftë punë me shkelësit e rregullave në tr...
-
Kërkesat e zyrtarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë
Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditë...
-
Serbi nga Kosova shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, u lëndua për vdekje afër Nishit – familjarët kërkojnë drejtësi
Momçilo Vuçkoviq nga fshati Budriga e Poshtme në Kosovë, ka ndërruar jetë në ...
-
Ferizaj: Nëna raporton në polici se iu kanë zhdukur dy djem
Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në polici nga nëna e tyre në Ferizaj. ...
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë d...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...