Lajme

I mori rreth 17 mijë euro një çifti me premtimin se do u siguronte viza pune në Britani, arrestohet 32-vjeçarja

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 02 September 2022

Një 32-vjeçare është arrestuar në kryeqytet me akuzën e mashtrimit, pasi u kishte premtuar viza ne Mbretërinë e Bashkuar dhe paketa turistike.

Arrestimi i shtetases Klaudja Hodos u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16.700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme./Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera