Lajme

I gjeti 200 euro dhe i mori, filmohet nga kamerat dhe kapet e dyshuara në pikën kufitare në Kullë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 26 May 2022

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, Policia është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit deri sa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të zi.

“E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën: E. M., e lindur me 1971 shtetase e Serbisë”, njofton policia.

-Advertisement-

“Nga e dyshuara janë sekuestruar të holla në shumën prej dyqind (200) euro, të cilat pas procedurave ligjore do ti kthehen viktimës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera