Lajme

Hoti: Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të kaluara

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 19 December 2022

Ish-kryeministri i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tanishme e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u promovuar me projekte të partive të kaluara që kanë qenë në pushtet.

“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë”.

“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera