Ekonomi

Hotelet, “shtëpia” e dytë e kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 07 March 2018

Për kosovarët, hotelet e motelet duket se janë shndërruar në “shtëpi” të dytë. Pas shtëpisë, duket se hoteli është kthyer në vendqëndrim kryesor për ta.

Ushqim i pasur, çmime të volitshme për pushim/fjetje e mundësi të tjera rekreacioni. Me këto oferta pronarët e hoteleve po tërheqin shumë vizitorë drejt bizneseve të tyre, shkruan Infokusi.

Por, hapësira që u afrohet këtyre vizitorëve nuk është edhe shumë e madhe. Ata mund të akomodohen në vetëm 3 mijë e 273 dhoma e 4 mijë e 860 shtretër. Aq ka vend për ta.

-Advertisement-

Kaq hapësirë për akomodim kanë vizitorët nëpër të gjitha hotelet e Kosovës.

Janë më se 137 hotele në tërë vendin që ofrojnë shërbime të tilla, e që duket se preferohen kogja shumë nga vizitorët. Vetëm në tremujorin e fundit të 2017-ës, këto hotele i kanë vizituar afro 30 mijë persona, shkruan Infokusi.com.

Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës për tremujorin e fundit të vitit 2017.

Në bazë të raportit të ASK-së, më shumë se vendasit këto hotele po preferohen nga vizitorët e huaj. Pjesa më e madhe e vizitorëve nëpër hotelet e Kosovës vijnë nga shtete, si: Gjermani, Shqipëria e Zvicra.

“Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të gjitha këto hotele janë të shpërndara në shtatë regjion. Prishtina, Peja e Ferizaj janë qytetet që prijnë me numrin më të madh të hoteleve në vend.

Kryeqyteti ka numrin më të madh të tyre, apo 51 hotele, pasuar nga Peja me 37e Ferizaj me 15.  Më të rezervuar që të investojnë në këtë biznes po del të jenë Mitrovicalitë. Në këtë qytet janë vetëm 9 hotele.

Për numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimeve prin Rajoni i Prishtinës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe qëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 qëndrime”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndryshe, hotelet në shumë vende të Botës shihen si mundësi shumë e mirë për investime që do të ndikonin edhe në zhvillimin e turizmit./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy