Horoskopi 30 Dhjetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 30 December 2021
Dashi
Çfarë ideje të re keni dhe a jeni gati për të nisur udhëtimin tuaj të ardhshëm? Kjo është koha perfekte për të udhëtuar. Me ardhjen e Vitit të Ri keni nevojë për të bërë disa ndryshime të rëndësishme të cilat kërkojnë pak rrezik, ndaj jini të guximshëm.
Demi
Është koha për të shfrytëzuar atë që keni. Ditët e ardhshme janë ideale për një aplikim kredie, përditësimin e testamenteve dhe marrjen e dhuratave ose ndihmës nga një partner që ka marrë pak para. Ndonëse mund t’ju duhet të bëni disa sakrifica në buxhetin ose planin tuaj për të vënë në lëvizje idetë tuaja, nuk ka asnjë arsye për të mos provuar diçka të re dhe emocionuese këtë javë.
Binjakët
Bëjini një premtim vetes, dhe më pas mbajeni atë. Hëna hyn në shenjën e zodiakut të Shigjetarit, sektori juaj i angazhimit dhe është një kohë e mirë për të marrë vendime në lidhje me dashurinë, romancën, martesën dhe partneritetin. Provojini të gjithëve se e kanë gabim dhe ju mund të çoni një premtim deri në fund.
Gaforrja
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të planifikuar, për të caktuar takime dhe për të kryer detyrat. Në fakt, ky tranzit i zjarrtë jep qëndrueshmëri në jetën tuaj. Edhe nëse jeni duke i zvarritur punët, ditët e ardhshme do t’ju sjellin energji të shtuar për t’i përdorur.
Luani
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të krijuar, shkruar dhe bërë projekte. Nëse keni menduar të shkruani një ditar ose blog, përdorni ditët në vijim për të parë se cilat faqe ose formate dëshironi të provoni.
Virgjëresha
Kjo është një kohë e mirë për t’u afruar me të afërmit si gjyshërit, prindërit dhe për të zbuluar se si po shkojnë të afërmit tuaj të moshuar. Nëse keni shpresuar të merrni këshilla nga një këshilltar ose dikush që e perceptoni se ka autoritet në një vend të caktuar, kjo është një kohë e mirë për të pasur një konsultim të shpejtë.
Peshorja
Hëna hyn në shenjën e zodiakut të Shigjetarit, sektori juaj i komunikimit. Mund të njiheni me njerëz të cilët shumë shpejt mund të marrin një rëndësi të madhe në jetën tuaj. Mos e teproni me shpenzimet këtë fundvit, pasi mund të haseni me probleme financiare në fillim të 2022.
Akrepi
Hëna hyn në shenjën e zodiakut të Shigjetarit, sektorin tuaj të parave, ndaj bëni plane për të kontrolluar bankat, oraret e pagesave të faturave dhe investimet tuaja. Rishikoni të ardhurat tuaja për vitin e ardhshëm dhe nëse po mendoni të blini një shtëpi, bëni gjithçka që keni në dorë në ditët e ardhshme.
Shigjetari
Keni ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit për shkak të pandemisë dhe keni mësuar se jeta mund të mos jetë kurrë e njëjtë. Po kjo nuk ju shqetëson pasi ju jeni të adaptueshëm. Mendoni për atë që keni nevojë dhe dëshironi dhe filloni të vendosni një synim për vitin e ri.
Bricjapi
Hëna hyn në shenjën e zodiakut të Shigjetarit, sektori juaj i armiqve të fshehur. Me qëllim apo jo, ju keni lejuar individët toksikë të hyjnë në jetën tuaj përtej zonës suaj të rehatisë. Kjo është një kohë e mirë për të vendosur kufij të qartë.
Ujori
Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të dalë, për të zhvilluar takime dhe për tu njohur me njerëz të rinj. Pra, mos qëndroni në shtëpi nëse ju ftojnë jashtë, shkoni dhe argëtohuni. Ju e meritoni.
Peshqit
Është koha për të pranuar mundësi intervistash dhe për të krijuar kontakte të reja të cilat ju hapin mundësi të reja për karrierë. Për pjesën tjetër të javës, vendosni disa objektiva për të ardhmen tuaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...