Historia e trenit që barti mbi supe më tepër se 400 mijë kosovarë

Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 10 April 2023
24 vjet më parë pati mision tejet të dhimbshëm për mbi 400 mijë kosovarë. Ky tren i largoi në drejtim të Maqedonisë së Veriut qindra shqiptarë 24 vjet më parë.
I njohur si treni i Bllacës në prill të vitit 2019, ky mjet që sjell në kujtesë eksodin e shqiptarëve që po dëboheshin dhunshëm nga regjimi serb u shndërrua në muze.
Madje, në ceremoninë e përurimit, në ish-kampin e refugjatëve, patën shkuar edhe krerë institucionalë, për të vendosur edhe gurthemelin e muzeut për gjenocidin serb.
Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj pati thënë në ceremoni se muzeu do të flasë kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut.
“Kjo shtëpi do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të vijnë breza e breza, për të mësuar leksionin e parë – sa e shtrenjtë është liria dhe sa dhembje sjell rruga drejt lirisë”.
E pak ditë më vonë në po të njëjtin vit, ky tren ishte dëmtuar nga persona të panjohur, të cilët kishin thyer dritaret e trenit me gurë dhe kishin demoluar mobiljet. Pas këtij veprimi ndaj këtij monumenti historik është shtuar kujdesi nga Policia e Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit.
Pos trenit, “Bllacës 99” i është shtuar edhe “Muri i Kujtesës”, në të cilin është e gdhendur fotografia e Sherife Lutës dhe vajzës së saj Besianës derisa ishin duke ikur nga Kosova gjatë luftës së fundit.
E krah fotografisë së familjes Luta, në “Murin e Kujtesës”, janë të shkruara edhe fjalët që thanë për refugjatët , Bill Clinton, Tony Blair, Madelin Albraight e Robin Cook.
Po ashtu në nder të asaj që ndodhi në Bllacë është krijuar edhe parku që quhet “Hasan Prishtina”. Pas 2021-ës, kur përfundoi inaugurimi i “Murit të Kujtesës” në Bllacë nuk është krijuar ndonjë gjë tjetër në përkujtim të tmerrit që ka ndodhur para 24 vjetëve.
Ndërkaq, sot me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60-vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ai nxori nga arkivi i tij për herë të parë dhe hapi ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran”.
Ekspozita u hap në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit.

Të tjera
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...
-
FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e...
-
Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ...
-
Vëllai i deputetes së VV-së merr post në MPB, ani pse dikur e quante tru-thatë Sveçlën
S’ka rëndësi pse dikur e quante tru-thatë, madje tani do të punojë në min...
-
Aksidenti fatal në Tërstenik, Lladrovci: Humbja e një të riu është dhimbje e rëndë për gjithë qytetarët e komunës tonë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ...
-
Haziri për dështimin e konstituimit të Kuvendit: E bllokoi Vetëvendosje, pati kuorum
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se seancën e...
-
Vd*s 29-vjeçari pas aksidentit mes dy veturave në Tiranë
Një 29-vjeçar me inicialet M.Sh. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka nd...
-
Tarifat, Trump dhe Meloni optimistë për arritjen e një marrëveshjeje
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni t...
-
Haradinaj kritikon VV-në: Po rrëshqasim drejt një grusht shteti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar Lëviz...
-
Ky është i riu që vdi*q nga aksidenti i sotëm në Terstenik të Drenasit
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë d...
-
Aksident në Tërstenik të Drenasit, humb jetën një person
Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit...