Lajme

Haziri: Asociacioni ishte pjesë e bisedimeve në Vjenë por arritëm ta evitojmë

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 21 February 2023

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka qenë pjesë e bisedimeve të Vjenës.

Haziri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se me pragmatizëm politik kanë arritur ta largojnë si temë diskutimi.

“Edhe çështja e Asociacionit ka qenë pjesë e bisedimeve në Vjenë, ne kemi arrit me pragmatizëm politik me eleminu, me heq prej tavoline. Përballimi i një Serbie tutore në ish-Jugosllavi, një Serbi okupatore, një Serbi me ndikim në administratën e Kombeve të Bashkuara, deri në Vjenë, neve na ka met me mujt me përballu Serbinë fqinj të Kosovës, tash është një pozicion krejt i ri që 15 vvjet spo mundemi me përballu lehtë”, tha Haziri.

-Advertisement-

Tutje, Haziri tha se tani më kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta përballet me Serbinë, e cila thotë se duhet të mbyllet edhe kapitulli i Serbisë fqinje.

“Tani Kosova është demontu politikisht, instiotuvcionalisht nga territori i Kosovës me prezencën e saj ushtarake dhe administrative që e ka pas, tash e sa vite nuk ekziston. Nëse ne kemi arrit me i mbyll suksesshëm këto tri faza, duhet me mbyll edhe kaptinën e Serbisë fqinjë të Kosovës, e cila deshëm apo s’deshëm ka me qenë në kufi të Kosovës. E kjo përballje i ka ra hise kryeministrit të Kosovës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera