Lajme

Haxhiu ia tregon gjendjen e Kosovës në drejtësi komisioneres së Këshillit të Europës

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 02 June 2022

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, ka ardhur në Kosovë, pas aplikimit të kësaj të fundit për t’u anëtarësuar në organizatën e të drejtave të njeriut. Ajo është pritur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe e njoftoi me zhvillimet në fushën e drejtësisë në vend.

Haxhiu e njoftoi komisioneren Mijatoviç për punën që është bërë deri tani në kuadër të reformës në drejtësi si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut si dhe veprimet që janë ndërmarrë në adresimin institucional të dhunës në familje dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe punën gjithëpërfshirëse në kuadër të strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ministrja e Drejtësisë përmendi edhe Kodin Civil si një dokument të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të njeriut si dhe tregoi rëndësinë që ka për vendin dhe qytetarët anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast përveç tjerash kjo do të ndikonte edhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të implementuar praktikat më të mira rrjedhimisht ngritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut.

-Advertisement-

Kosova më 12 maj të këtij viti ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Europës, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, me seli në Strasburg të Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera