Lajme

“Hashim Thaçi s’e kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”, thotë avokati i tij

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 04 April 2023

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në seancën e sotme të gjykimit ka thënë se ish-presidenti Thaçi s’e kishte në kontroll  UÇK-në.

Ai tha se gjatë negociatave në Rambuje ku Thaçi ishte pjesë e delegacionit ishte shkarkuar Azem Syla dhe u zëvëndësua me Sylejman Selimin si komandat i përgjithsëm i UÇK-së, duke thënë se kjo tregon që Thaçi s’kishte kontroll.

“Mjafton që sikurse ky fakt që trupi gjukyes të arrijë përfundimin që s’ka pasë strukturë komanduese dhe kontrolluese nga zotëri Thaçi apo kushdo tjetër që ishte në delegacionin e Rambujesë. Ai thjesht nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në dhe nuk kishte pushtetin përfundimtar mbi atë që quhen “politics” në anglisht dhe “policy”, që është politikë në UÇK-në. Provat nga Rambujeja tregojnë se Hashim Thaçi nuk e kishte mundësinë që të parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona dhe siç e vura re megjithëse Hashim Thaçi i zgjedhur si udhëheqës i delegacionit shqiptar, pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, tha avokati.

-Advertisement-

Kehoe tha se shkarkimi i Sylës dhe zëvendësimi i tij “u mbështeten nga Adem Demaçi”.

“Katër orë deklarata hyrëse të ZPS-së s’u përmend emri i Adem Demaçit në asnjë kontekst”, tha ai.

Avokati i Thaçit vazhdoi prapë të thoshte se ai s’kishte fuqi të ndëshkonte apo parandalonte diçka.

“Hashim Thaçi s’e kontrollonte UÇK-në  Thaçi s’e kishte mundësinë që të parandalonte apo ndëshkonte  Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, në fakt e kontrollonin komandantët e zonave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera