Fun & Video

Harta e pazakontë e përdorimit të gjuhëve, në një shtet fliten 16 gjuhë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 07 July 2017

Statusi i gjuhës zyrtare mund të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme, veçmas kur bëhet fjalë për vende ku fliten disa gjuhë të ndryshme.

Përdoruesi i një rrjeti social është kujtuar të ndërtojë një hartë të botës në bazë të numrit të gjuhëve që fliten në secilin vend të saj. Sajti indy100.com këtë hartë e ka bërë duke shfrytëzuar të dhëna valide nga sajtet e CIA Facebook dhe InfoPlease, transmeton Koha.net.

Ndërsa sipas nenit 16 të Kushtetutës u jep status të njëjtë gjuhëve dari e pashtun, si gjuhë zyrtare, Kushtetuta e Eritresë nga viti 1997 nuk parasheh asnjë gjuhë zyrtare, por premton se të gjitha gjuhët e Eritresë do të vlerësohen njësoj.

-Advertisement-

Shtetet e tjera, si Amerika e Meksika, nuk kanë gjuhë zyrtare në nivel federal.

Më një gjuhë zyrtare shërbehen 143 vende të botës, nga dy gjuhë zyrtare kanë 34 shtete, nga tri përdoren në tetë shtete, nga katër – në katër vende, kurse pesë në një shtet.

Afrika e Jugut ka në përdorim zyrtar 11 gjuhë, ndërsa vendi me numrin më të madh të gjuhëve zyrtare që përdor është India, janë 16 gjuhë zyrtare.

Të kujtojmë se në Kosovë janë në përdorim dy gjuhë zyrtare – shqipja e serbishtja, ndërsa turqishtja në mjediset ku pakica turke përbën shumicën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera