Lajme

Haradinaj kërkon të hiqet ora policore pas ardhjes së diasporës

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 24 December 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore tash që diaspora ka ardhë në Kosovë për festat e fundvitit.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj nga seanca e Kuvendit e ka kritikuar qeverinë për mos investim në energji.

-Advertisement-

“Kjo Qeveri që ka pengu me çdo mjet investimet në energji, së fundi ajo që është mjaft e ndjeshme kjo qeveri diasporën tonë ata që i kanë ndihmu me ardhë në pushtet po i dënon me pritje në kufi dhe që e mban orën policore”, ka thënë tutje Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera