Haradinaj kërkon 60 milionë euro nga BERZH-i për vendlindjen e tij
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 06 March 2018
Ardhjes së Ramush Haradinajt, në krye të Qeverisë duket se më së shumti po ia sheh hajrin vendlindja e tij, Dukagjini.
Premtimin që ua kishte dhënë bashkëvendasëve të tij, qysh kur e mori detyrën, Haradinaj duket se vetëm sa ka filluar ta vë në zbatim, shkruan Infokusi.com.
“Ka ardhur koha e Dukagjinit. Është koha që kjo trevë e jona të hyjë në hartën e zhvillimit. Po dua me thënë që, Dukagjini tash është në rend dhe kemi me i ecë punët e kësaj treve përpara”, qe zotuar Haradinaj.
Pas projekteve milionëshe që parashihen për këtë komunë me buxhetin e vitit 2018, ku nuk do të mbetej rrugë pa asfaltuar, do të ndërtoheshin shkolla të reja e do të përmirësohej infrastruktura sportive, Kryeministri po kërkon para edhe nga BERZH-i për investime në një nga komunat e këtij regjioni, Deqanin.
Kreyministri Haradinaj ka kërkuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbi 60 milionë euro për t’i mbështetur disa nga projektet për Komunën e Deqanit, me të cilën qeverisë bashkëpartiaku i Haradinajt, Bashkim Ramosaj, shkruan Infokusi.com.
Projektet e kësaj komune, për të cilat kërkoi mbështetje Haradinaj, janë: trajtimi i ujërave të zeza në vlerë prej 36 milionë euro, ndërtimi i një kolektori të ujërave të zeza në vlerë prej 15 milionë euro, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Lumbardhi, që kap një kosto prej 9 milionë e 700 mijë euro.
Qeveria e Kosovës ka prezantuar gjithsejt 39 projekte në samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që është zhvilluar në Londër, më 26 shkurt.
Projektet tjera për të cilat është kërkuar mbështetje financiare janë nga sektori publik dhe ai privat, dhe janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit, vlera e të cilave thuhet se arrin në rreth 600 milionë euro.
Në këtë takim, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve rajonale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai kishte përmendur projektet si: ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidh Kosovën me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans-Adriatik.
Edhe ekspertët për çështje ekonomike kanë konsideruar se Kosova mund të përfitojë nga ky samit, për shkak se periudha e kredisë dhe normat e interesit nga BERZH-i janë të favorshme për Kosovën.
Ndryshe, Republika e Kosovës në vitin 2012 është anëtarësuar në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
Por, kjo bankë e kishte ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë sektorin publik dhe privat, edhe pa qenë anëtare e saj. (A.Sh)/Infokusi


T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


























