Kulturë

Hapen dy ekspozita në sheshin “Zahir Pajaziti”, për demostratat e 81’shit

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 12 April 2021

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi gjatë gjithë ditës sw sotme të shohin dokumente dhe fragmente të shtypit, përmes të cilave përcjellet një pjesë e ngjarjeve të demonstratave të pranverës shqiptare të vitit 1981.

Krejt këtë e mundësoi Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, e cila ka hapur të hënën ekspozitën një-ditore “Vullkani i Republikës”, për nder të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 si dhe ekspozitën “70 vjet Arkiv”, për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj tha se kjo ekspozitë është vetëm një pikë në mes të oqeanit, përmes së cilës synojnë të mbajnë gjallë memorien kolektive.

-Advertisement-

“Kemi hapur sot këtu në sheshin Zahir Pajaziti, hapim dy ekspozita, të cilat i kemi realizuar muajit të fundit. E para ka të bëjë, si koincidencë, marsi i këtij viti na solli para dy përvjetorëve shumë të rëndësishëm, e para ishte përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70 vjetori i Arkivit të Kosovës. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’, e cila ka qenë e hapur më 11 mars në Mensën e Studentëve[…]Dhe, në të njëjtën kohë të shohin edhe evoluimin e institucionit që është kompetent për ruajtjen e trashëgimisë, memories kombëtare, e që është Arkivi i Kosovës”, tha ai.

Ai tha se kjo është një mundësi e mirë që qytetarët të shohin nga afër atë që ka ndodhur në vitet e 80-ta.

“Sa i përket ekspozitës së parë, kalimtarët e rastit do të kenë mundësi të shohin fotografi, aktgjykime, pjesë e fragmente të ndryshme të aktgjykimeve të ndryshme që organet gjyqësore të kohës u kanë shqiptuar organizatorëve të këtyre demonstratave. Pastaj, do të kenë mundësi të shohin pjesë të ndryshme të shtypit të kohës, ku ka pasur përpjekje të theksuar për t’i minimizuar dhe për të deformuar të vërtetën lidhur me ato ngjarje si dhe raporte të ndryshme të organeve kompetente, të cilat kanë shprehur dhe përcjell komente lidhur me këto ngjarje që janë bërë nga agjencitë e ndryshme dhe mediat e shtypit ndërkombëtar”, tha ai.

Ekspozita “Vullkani i Republikës” dhe “70 vjet arkiv” pritet të hapet edhe në Shkup, pasi Zyberaj tha se kanë pranuar një kërkesë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera