Lajme

Haliti thotë se Vuçiq s’e firmos planin e BE-së: Tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 07 March 2023

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, teksa ka thënë se “e kemi raportin 8:2 të përfitimeve nga kjo marrëveshje”.

Sipas tij, tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, “në një far mënyre që do të krijonë probleme për Kosovën”.

“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai sonte në një intervistë në ATV.

-Advertisement-

Haliti beson që Kosova duhet nënshkruajë planin evropian pasi siç shprehet ai, “jemi në presion të madh”.

Ndërkohë, ai u shpreh se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.

“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera