Ekonomi

Hakerët vjedhin 6 milionë dollarë në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 16 February 2018

Disa hakerë kanë arritur që të vjedhin 339.5 milionë rubla (apo 6 milionë dollarë), përmes një sulmi ndaj një sistemi të pagesave ndërkombëtare SWIFT vitin e kaluar, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë

Banka ka thënë se i është dërguar informacion për një “sulm të suksesshëm në një sistem operues SWIFT”, që ka rezultuar me 339.5 milionë rubla të vjedhura.

Një zëdhënëse e SWIFT-it, sistem ky që përdoret çdo ditë për të transferuar trilionë dollarë, ka refuzuar që të komentojë rreth këtij rasti.

-Advertisement-

Vitin e kaluar, SWIFT ka thënë se vjedhjet digjitale kanë qenë në rritje, me hakerët që përdorin metoda të sofistikuara.

Në dhjetor, hakerët tentuan që të vjedhin 55 milionë rubla nga banka ruse Globex, ndërsa hajnat digjitalë arritën të vjedhin 81 milionë dollarë nga Banka e Bangladeshit në shkurt të vitit 2016.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy