Sport

Guardiola në telashe të mëdha para derbit me Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 29 September 2017
Manchester City dhe Pep Guardiola po përballen me shumë probleme para sfidës të së shtunës kundër Chelsea.
‘Citizen’ ditën e nesërme zhvillojnë derbin e javës në Premierligë, në udhëtim te kampionët e Chelsea, me fillim nga ora 18:30.

Kjo ndeshje e gjen Cityn në një pozicion aspak të favorshëm.

Pas lëndimeve që kanë pësuar Kompany dhe Mendy, i fundit që i është shtuar kësaj liste, është sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero.

Ky i fundit ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni.

-Advertisement-

Në konferencën për shtyp, Guardiola ka konfirmuar se Aguero gjatë ditës së sotme do të rikthehet në Mançester, por s’ka folur edhe për mundësitë që ai të paraqitet në derbin në ‘Stamford Bridge’.

Pas gjashtë xhirosh, Manchester City kryeson në Premeirligë me 16 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e tretë me 13 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera