Lajme

Gruaja në Fushë Kosovë hoqi vulat zyrtare nga lokali i saj

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 15 May 2023

Një grua në Fushë Kosovës dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka larguar nga lokali i saj vulat e vendosura nga inspektorati kompetent.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dilën rreth orës 19:30.

“DËMTIM I VULAVE ZYRTARE- Fushë Kosovë 14.05.2023- 19:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme nga lokali i saj kishte  larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera