Gruaja e Agim Ramadanit: Gjithmonë ushtarëve u thoshte ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 17 February 2023
Në emisionin “Radar”, gruaja e heroit, Agim Ramadani ka rrëfyer për lidhjen e fortë që ka pasur me të dhe për sakrificën që ai ka dhënë për liri e pavarësi duke theksuar se “çdoherë ushtarëve ju ka thënë ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes”
Në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, gruaja e heroit Agim Ramadani për emisionin “Radar” të Radio Dukagjini ka rrëfyer lidhjen e saj dhe raportet e ngushta që ka pasur me heroin Ramadani.
Shukrije Ramadani, ka thënë se është shumë krenare për Agimin, pasi siç është shprehur ajo, ai ka qenë një strateg i lartë.
“Ai ka ditë që të mos fusë ushtarët drejt plumbave, ka qenë strateg i lartë. I ka vra oficerët serbë në dhomë gjumi është tërhequr pa asnjë humbje. Çdoherë ushtarëve ju ka thënë ejani pas meje, nuk i ka vënë përpara vetes”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka rrëfyer për poezitë i ka shkruar asaj në atë kohë por edhe për librat e shumta që ka lënë Ramadani.
“Agimi ka lënë shumë vargje të bukura, do të ishte mirë që gjeneratat e reja të ishin në dijeni më shumë për atë që është shkruar dhe që ka lënë Agimi”.
Edita Doli nga emisioni Radar ka thënë se ajo do të ndihmojë që vepra e tij të botohet, pra libri i tij me tri vëllime me poezitë para se të nisej për luftë.
Në rrëfimin e saj, Shukrija ka thënë se vetëm ata që e kanë përjetuar luftën e dinë se si është frika e humbjes së më të dashurve.
“Nuk e di vendin e sigurt ku ka rënë, kam qenë në luftë e kam parë që në çdo moment mund të jesh e vrarë, vetëm ai që e ka luftuar luftën mund ta di aksionin e luftës sidomos kur e ke frikën e humbjes së më të dashurve, frikën e humbjes së pak vlerave që kemi kuptuar pas luftës”.
Të tjera
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...