Lajme

Graçanicë, djali rrah nënën në Ditën e Gruas

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 09 March 2023

Një person është arrestuar të mërkurën, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sipas, policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa ka njoftuar se i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera