Kupa e Botës 2022

Goli i parë ndaj Uruguait, Bruno Fernandes: Ronaldo thotë që e preku topin!

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 29 November 2022

Bruno Fernandes, autori i dy golave që lejuan Portugalinë të fitojë ndaj Uruguait, tha pas kësaj sfide se Ronaldo i kishte komunikuar që e kishte prekur topin te goli i parë.

Duke folur për mediet, lojtari i Manchester United shtoi se edhe ai vetë mendon të njëjtën gjë.

“Ronaldo më tha se ai preku topin në golin e parë dhe kështu më dukej edhe mua, por e rëndësishme është se suksesi i ekipit ka ardhur. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, duam të fitojmë edhe tjetrën. Shënimi i golave është gjithmonë i rëndësishëm dhe të jep besim, por të shënosh me Kombëtaren ka shije tjetër, nuk ka dallimi mes miqësoreve dhe ndeshjeve zyrtare, por unë jam ende i lumtur që kam shënuar në Kupën e Botës”- deklaroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera