Lajme

Glauk Konjufca uron Krishtlindjen: Dashuri dhe plot gëzime

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 24 December 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar besimtarëve të krishterë Krishtlindjen, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i pari i Kuvendit ka thënë se fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar.

“Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë. Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera