Sport

Gjyqtarët kosovar do të gjykojnë ndeshjen Turqi – Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 14 November 2018

Edhe një ndeshje e rëndësishme ndërkombëtare i besohet gjyqtarëve kosovarë, konkretisht Genc Nuzës.

Nuza bashkë me asistentët, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj si dhe Besfort Kasumi si i katërti, do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren e luksit, Turqi – Ukrainë.

Dueli do të zhvillohet të martën prej orës 18:30 në njërin nga stadiumet më moderne të kohës, ‘Antalya Stadium’.

-Advertisement-

Sikurse Turqia, edhe Ukraina bëjnë pjesë në divizionin B të Ligë së Kombeve me ukrainasit që tashmë janë kualifikuar.

Kjo do të jetë ndeshja e 16-të ndërkombëtare e Nuzës.

Ndryshe, për ndarjen e drejtësisë së gjyqtarëve kosovarë në këtë duel kanë shkruar edhe mediat turke.

Kujtojmë se Nuza bashkë me Berishën dhe Selimajn kishin drejtuar vitin e kaluar Kombëtaren turke në duel me Moldavinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera