Lajme

Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 07 June 2025

Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, pas gati 40 minutave lojë në “Air Albania”.

Gjatë ndeshjes janë dëgjuar brohorima “Kosova” dhe “UÇK, UÇK”.

-Advertisement-

Mesfushori serb, Sasa Lukic madje u ankua  se ishte goditur në kokë.

Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në tribunë që të mos hedhin objekte në fushë, ngase ndeshja mund të ndërpritet.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy