Gjykimi për krime lufte ndaj Remzi Shalës, i akuzuari propozon dëgjimin e një dëshmitari
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 18 October 2022
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, i akuzuari Remzi Shala ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Emrush Guri.
“Po ai është kryesori, me qenë në Gjermani ose Zvicërr duhet me ardh, nuk është në rregull mos me pru”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Këtë propozim, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi e ka aprovuar dhe ka thënë se do të lëshohet urdhëresë për verfikimin e adresës së dëshmitarit Guri.
Ndryshe, në këtë seancë nuk ishte prezente dëshmitarja Minire Përteshi, për të cilën gjykatësja Elezi tha se nuk ka prova se e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokat Asdren Hoxha ka thënë se dëshmitarja Përteshi jeton jashtë vendit dhe se nuk ka arritur të jetë prezente në këtë seancë, mirëpo sipas tij e njëjta do të paraqitet në seancën e 20 tetorit 2022.
Avokati Mazreku ka thënë se është e domosdoshme dhënia e dëshmisë së dëshmitares Përteshi, sepse sipas tij, ka kundërthënie mes deklaratës së saj dhe deklarimet e të tjerëve.
Tutje, në këtë seancë është bërë leximi i certifikatave të vdekjes së dëshmitarëve Sh.P, B.E, B.Q, J.Q., dhe B.L.
Prokurori Haki Gecaj ka thënë se në rastet e vdekjes së dëshmitarëve sipas dispozitave ligjore trupi gjykues merr vendim që të lexohen deklaratat e tyre, andaj ka propozuar që të njëjtat të lexohen.
Pas kësaj, është bërë leximi i deklaratave të dëshmitarëve Përteshi, Elshani, Qatani, Qarri dhe Luzhnica.
Vërejtje ndaj deklaratave të dëshmitarëve të lartcekur nuk ka pasur asnjëra nga palët.
Pasi që palët nuk kishin propozime të tjera kjo seancë është ndërprerë, kurse seanca e radhës është caktuar të mbahet sipas ditarit të punës më 20 tetor 2022.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.
Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.
Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.
Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.
Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Gjakovari arratiset pasi bën për spital gruan dhe djalin
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj s...
-
18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqëri...
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë
Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mje...
-
Nëntë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në K...
-
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se ë...
-
Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me ...
-
Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Vizitë dy ditore në Pekin, Putin takohet me presidentin Xi: I lumtur që jam mes miqsh dhe partnerë të besuar, Kina dhe Rusia…
Putin dhe Xi kanë shtrënguan duart në një ceremoni mirëseardhjeje jashtë Sall...
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...