Lajme

Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për paraburgim, për personin që tentoi ta sulmoj kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 September 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj, Musli Rexhepi i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, avokati Tomë Gashi, i cili tha se është liruar Rexhepi nga propozimi i prokurorisë.

“Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit REFUZOHET. Po si mundet te arsyetohet ndalimi i gjyshit me vendim te prokurorit per 48 ore ? Shkollat duhet te hapen !”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoi , fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera