Lajme

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit që kërcënuan vëllain e pronarit të “Rexall’it”

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 26 May 2022

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë që t’ua caktojë masën e paraburgimit të pandehurve B.M dhe A.S, të cilët kanë kanosur A.A, i cili është vëllai i pronarit të barnatores “Rexall”.

Por, të njëjtve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç.

Ata obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A.A.

-Advertisement-

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç, e cila masë do ti llogaritet prej datës 24.05.2022 deri me datë 24.06.2022. Të pandehurit B.M dhe A.S obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A. A”, thuhet në njoftim./Express

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 26 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Kanosje nga neni 181 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç, e cila masë do ti llogaritet prej datës 24.05.2022 deri me datë 24.06.2022. Të pandehurit B.M dhe A.S obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A. A.

Konform nenit 177 paragrafi 5 të KPPK-së, gjykata mund ta caktojë masën më të rëndë -paraburgimin nëse të pandehurit B.M dhe A.S nuk e respektojnë masën e shqiptuar në aktvendim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera