Lajme

Gjykata e shfuqizon vendimin e Bulliqit dhe e kthen në punë Gimollin (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 29 August 2022

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka shfuqizuar vendimin e kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, përmes të cilit e vendos Bujar Gimollin në “transferim të përkohshëm” nga pozita “Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie me Publikun”.

Gimolli ka parashtruar ankesë më datë 08.07.2022, ndërsa më 22 gusht të këtij viti KPMShCK ka marrë vendim që ta anulojë vendimin e Bulliqit të datës 06.06.2022 dhe të njëjtin ta kthejë në vendin e tij të punës, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera