Gjoksat gjigant i sjellin telashe (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 21 September 2017
Kërkon këshilla për gjinjtë e saj gjigant
Lepurusha e famshme e revistës “Playboy”, Lindsey Pelas, ka filluar të ketë probleme me dhimbje të shpinës, prandaj dëshiron të dijë nëse për këtë janë fajtor gjinjtë e saj gjigant, transmeton Zeri.info.
Biondja atraktive është paraqitur në një episod të shout të popullarizuar “The Doctors”, që emetohet në Amerikë dhe para kamerave ka kërkuar përgjigje rreth problemit të saj. Edhe pse gjinjtë e saj të mrekullueshëm i kanë siguruar asaj 6.8 milionë ndjekës në Instagram, shkaku i tyre ka edhe probleme shëndetësore.
Ajo e ka pranuar se për shkak të gjinjve të mëdhenj, të cilët janë plotësisht natyral, shumica e kanë maltretuar, por ajo që është më e tmerrshme, shkaku i tyre ka edhe dhimbje të mëdha në shpinë. Lindsey, e cila momentalisht jeton në Los Anxhelos, ka dashur të sigurohet nëse gjinjtë e saj janë vërtetë problemi, mirëpo, kirurgu dr. Hooman Melamed i ka sqaruar asaj se boshti i saj kurrizor është i përkryer, çka kanë treguar edhe incizimet e rëntgenit dhe MRI-s.
“Trupi nuk e do që vazhdimisht të jetë në të njëjtin pozicion”, kanë zbuluar mjekët dhe i kanë sugjeruar ushtrime të cilat do t’ia zbusin gjendjen. Përveç kësaj, ata i kanë sugjeruar që t’i shmang taket e larta.
Ndjekësit e saj në Instagram, e kanë vërshuar me mesazhe mbështetjeje, ndërsa disa edhe i kanë sugjeruar që të zvogëlojë gjinjtë, edhe pse kjo do të ishte e vështirë për vetë ata. Lindsey Pelas ka lindur në Luziana, por para se të popullarizohej si manekine, ka diplomuar në histori në universitetin e atjeshëm. Karrierën e ka filluar me xhirimin e reklamave gjatë studimeve, ndërsa puna e parë e vërtetë, ishte pozimi për revistën erotike ‘Playboy’. Ajo për momentin është njëra nga modelet më të kërkuara për pozim në revista për meshkuj.
Të tjera
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...