Lajme

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 01 September 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një marrëveshje që dakordohet nga dy partitë tjerë.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë qe prej datës 7 qershor, ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera. Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarin, me të ardhmen e vendit, me planifikimet afatgjate”.

Gjini, që këtë prononcim e bëri pas protestës së sotme të komunave kundër Qeverisë, tha se “epoka e mashtrimit më të madh e ka prekur çdo pore të jetës në Kosovë”.

-Advertisement-

“Kosova është para kolapsit ekonomik, social, nuk respektohet në arenën ndërkombëtare, kemi bllokadë, jemi përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën, kemi qenë nën sanksione të BE’së”.

I pyetur se çfarë përgjigje do t’i jepte një ftesë potenciale për çështjen e Presidentit, Gjini i quajti këto “lojëra të fëmijëve”, duke thënë se qëllimi përfundimtar i tyre është lënia e fajit dy partive tjera.

“S’kam kohë për kësi lojëra të fëmijëve, që janë me qëllim për mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje duke synuar me ia lënë fajin një apo dy partive”./

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy