Sport

Gjilani – Ballkani, super dueli i së shtunës

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 18 December 2020

Të shtunën zhvillohet takimi mes Ballkanit dhe Gjilanit, duel ky i shtyer i javës së 12-të, shkruan Gazeta inFokus.

Njëherazi kjo do të jetë përballja e parë mes Ismet Munishit dhe Bylbyl Sokoli, i cili së fundmi ka marrë drejtimin e ‘Skifterave’.

Debutimi i ‘Profës’ me ‘kuqebardhët’ ishte pozitiv pasi arritën të mposhtnin Kekun  5-0, në kuadër të Kupës së Kosovës.

-Advertisement-

Suharekasit aktualisht mbajn vendin e dytë në tabelë me 38 pikë, dy larg vendit të parë që aktualisht mban Drita, kurse Gjilanin është i katërti me 26 sosh.

Kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor dhe një fitore minimale do ta shpalle klubin nga Suhareka kampion të këtij stinori.

Kjo përballje luhet me fillim nga ora 13:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera