Lajme

Gjermania i kërkoi tanke, shefi i ushtrisë zvicerane: Kaq mund të dëgrojmë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 04 March 2023

Njeriu numër një i ushtrisë zvicerane Thomas Süssli thotë se mund të imagjinojë se ushtria mund të bënte pa një numër të caktuar tankesh Leopard 2.

Ushtrisë, për të gjithë gjashtë batalionet e tankeve i nevojitet pajisja e plotë, thotë Thomas Süssli për Radio SRF. Pastaj ai shton: “Na duhet një pjesë takesh për stërvitje, një si rezervë qarkullimi dhe një numër tjetër si rezervë për pjesë këmbimi. Nëse i mblidhni të gjitha, është një numër i kufizuar që mund ta japim”, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë Süssli nuk jep një numër të saktë.

-Advertisement-

“Një duzinë, ndoshta pak më shumë se një duzinë” tanke janë të mundshme për dorëzim. Pjesa tjetër e afërsisht 100 tankeve Leopard janë të nevojshme për të pajisur plotësisht trupat, për stërvitje dhe si rezervë.

Shoqëria e oficerëve të trupave tankste është shprehur kundër transferimit të tankeve. Sipas tyre, nevojiten të gjitha automjetet  – qoftë dhe vetëm për të pajisur plotësisht trupat ekzistuese, përcjell albinfo.ch.

Përgjigja e Süssli-t ndaj kritikave është: “Nga pikëpamja ushtarake, ne kemi nevojë për çdo tank beteje. Por në fund të fundit është një konsideratë politike e interesave të ndryshme nëse do të heqim dorë nga tanket apo jo”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera