Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 10 October 2022
Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë katër sistemet e para të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM. Këto sisteme do të arrijnë në Ukrainë “brenda ditësh”.
Ky njoftim i Berlinit erdhi në ditën kur Rusia sulmoi disa qytete ukrainase, duke vrarë civilë.
“Sulmet e reja me raketa në Kiev dhe në qytete të tjera të mëdha, e kanë bërë të qartë se sa e rëndësishme është që në Ukrainë të dërgohen shpejt sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, përmes një deklarate më 10 tetor.
Ky njoftim erdhi disa orë pas sulmeve në Ukrainë.
“Sulmet me raketa dhe dronë rusë fillimisht terrorizojnë popullatën civile. Prandaj, ne po i mbështesim ata me armë kundërajrore”, shtoi ajo.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sulmet janë në kundërpërgjigje të veprimeve të Kievit, që ai i cilësoi “terroriste”, përfshirë edhe sulmin gjatë fundjavës në urën kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Policia kombëtare ukrainase tha se të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 60 janë plagosur nga sulmet ajrore.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./REL
Të tjera
-
Kadri Veseli për herë të parë deklaratë në seancë: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces
Për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, ka folur në një...
-
Italia me kritikën më të ashpër që nga ndezja e luftës: Nuk justifikohen sulmet ndaj civilëve në Gaza
Italia tha të hënën se sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë në Gaza nuk...
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ...
-
Avokati Ben Emmerson: Trupi gjykues ka bërë pyetje më shumë se mbrojtja e Kadri Veselit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se më shumë pyetje për dë...
-
Fitimet industriale të Kinës shënojnë një rritje prej 4.3% në katër muajt e parë
Në prill, kopmanitë industriale të Kinës mbi madhësinë e përcaktuar, panë një...
-
“Vuçiqi gjembë në sytë e perëndimorëve” – Petkoviq nervozohet pas avancimit të statusit të Kosovës në NATO
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se ...
-
Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron protestë: Kërkojmë rritje të pagave
Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësitë e saj...
-
AGK: Kuvendi të përmirësojë projektligjin për KPM-në pas qortimit të ashpër nga ana e KiE-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media tha se Kë...
-
Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Ital...
-
Borrell shprehet i tmerruar nga sülmi izraelit në Rafah ku u vr ānë edhe fëmijë
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se është i tmerruar ...
-
Kurti: Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë të dijes sonë kombëtare
Në edicionin e 21-të të “Javës së Bibliotekës” në Bibliotekën Kombëtare të Ko...
-
Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parl...