Lajme

Gjendja në Veri/ Ministri Mehaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 18:52 | 17 August 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Beogradi po vazhdon ende me propagandë duke prodhuar lajme të rreme me qëllim të destabilitetit të veriut të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Mehaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk duhet tu besojmë lajmeve të tyre.

“Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve. Rastet e tilla janë ende të freskëta për ne, kujtojmë rastin “Panda” ku u vranë gjashtë të rinj serbë, nga vetë forcat serbe dhe për këtë u akuzuan shqiptarët, ky rast më së miri dëshmon që propaganda serbe vazhdon deri në pa kufi. Për informim shërbehuni nga informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend, të cilat janë në shërbim të secilit qytetarë të Republikës, pa dallim”, ka shkruar Mehaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera