Lajme

Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 01 Korrik 2017

Është gjetur nga kërkimet e shpëtimit dhe ekipe vullnetare, trupi i pajetë i Sali Gërqinës, kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, trupi i të cilit është zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë, njofton Klan Kosova.

Trupi u gjet jo shumë larg vendit ku edhe ishte hedhur i ndjeri.

Për të ndihmuar në kërkimin e tij që ka zgjatur tash e tre ditë me radhë, sot, ekipit të FSK-së dhe një ekipi vullnetar nga Mitrovica, i është bashkuar edhe Ismail Kosumi, njëri ndër zhytësit më të mirë në vend, bashkë me djalin dhe vajzën e tij.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy