Lajme

Gjakovari i dehur rrah gruan dhe vajzën

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 30 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Gjakovë pasi në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

“DHUNË NË FAMILJE

-Advertisement-

Gjakovë 28.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktima femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera