Sport

Gentjan Mezani: Në mënyre të tillë nuk mund të humbasim

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 24 November 2020

Gjilani u mposht nga Arbëria me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi nga Lipjani tregoj karakter të fortë për gjilanasit, të cilët nuk arritën të fitonin asnjë pikë nga kjo përballje.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘kuqebardhëve’, Gentjan Mezani, i cili ka shfaqur pakënaqësinë e tij me ndeshjen e klubit të tij.

-Advertisement-

“Nuk mund t’i falemi fatit, sepse pjesë e lojës është. Në pjesën e dytë nuk e kemi bërë punën tonë, kundërshtari tregoi dëshirë për ta fituar ndeshjen, ndoshta edhe terreni nuk na lejoi, edhe deshira mungoi.

Këto janë ndeshje që duhet më shumë motivim, siç duket nuk kemi bërë aq sa duhet. Në menyrë të tillë nuk mund të humbasim, kjo nuk falet, pasi nuk mund të marrim gola të tilla. Sulmi nuk po shënon, po shenon pak ne krahasim me sezonin e kaluar” ka thënë Mezani për Art Sport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera