Genc Prelvukaj kritikon Albin Kurtin: Ka histori konflikti me pothuajse çdo zyrtar amerikan

Autori: Gazeta inFokus
16:23 | 09 September 2020
Genc Prelvukaj është përfrishë në debatin mes Albin Kurtit dhe Richard Grenellit.
Këngëtari Genc Prelvukaj ka reaguar pas përplasjes mes Kurtit dhe Grenellit, ku ky i fundit tha se ish-kryeministri është gjithmonë kundër SHBA-ve
Prelvukaj thotë se partia e Kurti që nga themelimi i tij ka histori konflikti me pothuajse çdo zyrtar amerikan.
Ai përmend edhe ambasadorët dhe të dërguarit e administratës amerikane, teksa shton se nuk ka asgjë kundër Vetëvendosjes, por qasjes së asaj partie në politikën e jashtme.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:
“Nuk eshte vetem perplasja me z.Grenell. Formacioni politik i Kurtit ka histori konflikti pothuajse me cdo zyrtar amerikane pergjate gjithe historise se themelimit te saj, duke perfshire ambasadoret dhe te derguarit e administrates amerikane edhe para Presidentit Trump.
Tendenca e simpatizuesve te saj, per te arsyetuar e glorifikuar cdo veprim te liderit te Vetevendosjes, nuk i ben aspak me ndryshe se sa partite politike tjera, te cilat edhe perkunder veprimeve te demshme te lidershipit te tyre, i kane mbrojtur me fanatizem.
Militantet e saj kane arritur deri aty saqe versulen ne rrjete sociale me fyerje ndaj secilit zyrtar te huaj qe ka nje kritike per Kurtin. Ne nje rast, Gelbard kishte etiketuar UÇĶ-ne si grupim terorist por shqiptaret nuk u organizuan ne kampanje fyerje ndaj tij, por me qetesi, deklarata te mencura dhe organizim te lobimit per pak kohe, kthyen ne favor cdo gje, duke siguruar shume shpejt mbeshtetjen e SHBA-ve ne luften e armatosur te shqiptareve.
Duhet te jesh teresisht naiv ta mendosh qe ne rast te ardhjes se Biden-it, politika amerikane do ta dashuroje Kurtin dhe te harroje historine e tij jo te kendshme me tre presidente paraprake dhe me nje dyzine figurash te larta amerikane te cilet poashtu nuk kishin aspak raporte pozitive me formacionin politik te tij.
Nje politike e tille e Vetevendosjes, e shoh se cdo dite forcon radhet e partive tjera, veprimet korruptive te te cilave e kane afruar vendin buze gremines. Ky kurs mbledh njerez me idologji te gabuara perkrah saj dhe shkakton rrjedhje te elementit intelektual poashtu nga gjiri i saj.
Autokritika eshte veprim shume i bukur dhe nuk demton asgje. Vecse shton poena politik ne popull ngase nuk shperfaq prepotence ne mase, gje qe e kemi pare tek tjeret. Perkrahja e verber ndaj nje formacioni e shkaterron ate dhe i ben dem vendit. Nje organizate politike nuk mund te jete kurre e shendoshe nese e cileson veten te pagabueshme. Vetevendosja duhet ta rimendoje pozicionimin e saj ne raport me aleatet e deritanishem te vendit.
Ne segmentin historik, Europa ka qene e ndare ndermjet bllokut serb dhe shqiptar. Ne rast te riardhjes ne pushtet, Kurti nese nuk ndryshon qasje, mund te thelloje hendekun me SHBA-te dhe ku do te mbeshtetet me pas ? Shtetet gjermanike, edhe ne rast qe do te ishin prane nesh, do te dorezoheshin perballe te gjitha forcave tjera ashtu sikur ishte dorezuar me 1912. Gjithnje nese bie ne tavoline ndonje diskutim i demshem per vendin.
Keshtu, nga rrafshi i brendshem, asgje kunder Vetevendosjes, por qasja ne politiken e jashtme, deri me sot eshte teresisht e gabuar. Ky nuk eshte sulm ose tendence per ta demtuar ate, por thjeshte opinion i vogel per te thene se ku mund te jete nje gabim i saj qe duhet ta permiresoje”.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...