Gazpromi ia ndërpret furnizimin me gaz për “arsye teknike”, Gjermania ka dyshime
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/foto-ruset-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 11 July 2022
Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nord Stream 1” nuk do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia. Sipas operatorit kjo është një ndërprerje e planifikuar për shkak të mirëmbjatjes vjetore teknike, por autoritetet në Gjermani dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë e re nga Rusia për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.
Mbyllja e një tubacioni kryesor gazi nga Rusia në Gjermani, për shkak të mirëmbajtjes vjetore, ngriti shqetësime në Berlin, se Moska mund të mos rifillojë furnizimin me gaz siç është planifikuar.
Tubacioni “Nord Stream 1”, burimi kryesor i Gjermanisë për furnizim me gazin rus, ashtu siç ishte paralajmëruar, nga sot e deri më 21 korrik, do të jetë jashtë funksionit.
Operatori thotë se kjo është në kuadër të testimit rutinë të pjesëve mekanike dhe sistemeve të automatizuara.
Por Gjermania ndodhet mes shumë pasigurive dhe në një terr informativ për të ardhmen e tubacionit “Nord Stream 1” pasi të përfundojë periudha 10 ditore e mirëmbajtjes, thotë Klaus Mueller nga Rregullatori i Energjisë në Gjermani.
“Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë mirëmbajtja, askush nuk mund ta parashikojë. Mirëmbjajtja mbaron pas 10 ditësh, ndoshta më herët, ndoshta më vonë. Për fat të keq, duhet të presim dhe të shohim. Nuk mendoj se do të informohemi më herët sesa një ditë para përfundimit të afatit”, thotë ai.
Zoti Mueller tha se Gjermania vazhdon të furnizohet me gaz nga Norvegjia përmes terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) në Belgjikë dhe Holandë.
Analisti Chris Oliver Schichentanz paralajmëron se mbyllja e plotë e “Nord Stream 1” do të kishte pasoja të rënda për ekonominë gjermane.
“Do të shihnim një recesion të fortë, një rënie ekonomike prej rreth 5 për qind. Kjo do të ishte e krahasueshme me recesionin që përjetuam gjatë krizës financiare dhe ekonomike më 2008-2009. Padyshim një lëkundje e rëndë për ekonominë gjermane”, thotë ai.
Autoritetet në Gjermani kanë dyshime rreth qëllimeve të Rusisë, veçanërisht pasi Gazpromi muajin e kaluar reduktoi furnizimin me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1” me 60 për qind.
Kompania ruse tha se një turbinë që ndihmon funskionimin e një stacioni kompresimi është dërguar në Kanada për riparim, por pajisja nuk mund të kthehej për shkak të sanksioneve të vendosura pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Kanadaja tha gjatë fundjavës se do të lejonte që pajisja të kthehej në Gjermani, duke e arsyetuar këtë me pasojat që do të vuante ekonomia gjermane pa furnizim të mjaftueshëm me gaz.
Politikanët gjemanë nuk i besuan shpjegimet teknike të Rusisë rreth reduktimit të muajit të kaluar të furnizimit me gaz përmes Nord Stream 1, duke thënë se vendimi ishte një lojë politke për të nxitur pasiguri dhe rritur çmimet.
Shtetet e Bashkaura thanë sot se e mbështesin vendimin e qeverisë kanadeze për të lejuar kthimin e turbinës në Gjermani për përdorim në tubacionin Nord Stream 1.
“Në një periudhë afatshkurtër, turbina ndihmon Gjermaninë dhe vendet tjera evropiane të rimbushin rezervat e tyre të gazit, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre energjetike dhe duke kundërshtuar përpjekjet e Rusisë për ta shfrytëzuar energjinë si armë”, thuhet në një komunikatë të Departamentit amerikan i Shtetit.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...
-
Vd*es personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë
Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dj...
-
I nxehti afrikan këtë javë ‘përvëlon’ Shqipërinë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri ka paraqutur tabelën me temperatu...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Llapushnik të Drenasit
Një person është gjetur pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit. Vdekjen ...
-
Një tërmet i fortë godet Gjeorgjinë
Tërmeti me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter goditi Gjeorgjinë të dielën në...
-
Scholz e mbështet Bidenin: Është një nga politikanët më me përvojë në botë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udh...
-
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në H...
-
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robe...
-
Parashikimi i motit për sot
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasditës...
-
OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur alarmin për rezistencën ndaj...