Lajme

Gazetarët afganë në Kosovë: Mirënjohës ndaj Qeverisë dhe AGK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 31 January 2023

Gazetarët afganë Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad të shoqëruar nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, kanë mbajtur sot konferencë për media, ku bëhet e ditur se janë shprehur mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë e ECPMF-së dhe AGK-së për t’i ndihmuar ata.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që na kanë krijuar këtë mundësi që të jemi në Kosovë dhe që ta vazhdojmë profesionin tonë të sigurt” – tha Omid, duke shtuar se shpreson që të gjithë gazetarët e Afganistanit, veçanërisht vajzat dhe gratë të jetojnë në liri të plotë ashtu siç jetojnë në Kosovë.

Teksa gazetari,  Ahmad Shaker, tha se shumë prej kolegëve të tij janë kërcënuar me jetë dhe se shumë prej tyre janë detyruar të ikin në shtetet tjera.

-Advertisement-

“Afganistanin e kemi lënë në gjendje të rëndë, mediet atje nuk janë aspak të lira dhe secila medie ka një përfaqësues  të talebanëve që i kontrollon. Ata vërtetë e kanë krijuar një gjendje të pasigurt sepse nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj pushtetit. Përafërsisht 60 për qind e medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin. Një pjesë e atyre gazetarëve janë strehuar në shtetet afër Afganistanit, por që po jetojnë një jetë mjaftë të varfër”, tha ai.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, u shpreh i lumtur për ndihmën e dhënë nga shteti për strehimin e gazetarëve afganë në Kosovë, teksa falënderoi edhe kolegët për solidarizimin me ta.

Ndërkaq, Flutura Kusari – Zyrtare Ligjore në ECPMF, teksa shpjegoi programin dhe benefitet e tij, tha se do të bëhet çdo gjë që kolegët afganë të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë.

Gazetarët afganë u mirëpritën në Kosovë një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, që është i iniciuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Kosovës dhe mbështetet bujarisht nga Iniciativa Hannah Arendt.

AGK njofton se gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.


 
 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera