Lajme

Gashi: Në ditarin e Deharit nuk tregohen shenja të depresionit, e tregojnë psikologët

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 22 February 2023

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ditarët e Astrit Deharit të cilat janë gjetur në burg i ka prokuroria dhe kopjet i ka vet ai.

Ai shton se ato janë analizuar nga ekspertë dhe psikologë, e në to nuk janë gjetur shkrime që tregojnë shenja të depresionit dhe tregojnë gjendje të mirë shpirtërore.

“Ai ka mbajtur ditar. Në to tregohen shënime për cdo ditë. Nuk tregoj se çfarë ka pasi janë personale”, tha ai.

-Advertisement-

“Ditarët e tij janë marrë nga prokuroria dhe unë i kam kopjet. Ekpsertët dhe psikologët i kanë marrë e i kanë analziaur. Ata aknë thënë se Dehari nuk ka pasur shenja të depresionit dhe ka qenë në gjendje të mrië shpirtërore. Si doli prokurori pas këtyre analizave që të thotë decidivisht se ka pasur vetvrasje. Me çfarë të drejte”, shtoi Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera