Lajme

Gashi: Kurti ia plotësoi dëshirën “serbit të Thaçit”, i dha leje patriarkut

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 05 January 2023

Gazetari Astrit Gashi thotë se kryeministri Albin Kurti ia plotësoi dëshirën ministrit të tij për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiqit, duke i dhënë leje të hyjë në Kosovë patriarkut serb.

Pak ditë pasi një vizitë nuk i ishte pranuar dhe pas kritikave të ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës kësaj herë ia ka lejuar hyrjen patriarkut serb, Porfirije.

Gashi ka shkruar se me këtë, Kryeministri ia plotësoi dëshirën Rashiqit. Gazetari thotë se Qeveria nuk do të duhej të trajtonte “dëshira” individuale, por hyrjet në Kosovë të trajtoeshin në bazë të rregullave dhe ligjeve.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti, sipas mediave, ia paska plotesu nje deshire, “serbit te Thacit” sic e quante dikur VV, ministrit Nenad Rashiq per te lejuar hyrjen ne Kosove te patriarkut serb. OK, vecse qeverisja nuk do duhej te trajtohet, si dikur, “Radio Selavi” ku plotesoheshin kerkesat muzikore te degjuesve, por se hyrjet e daljet te lejohen, jo sipas kerkesave te dikujt ama vetem ne baze te rregullave dhe ligjeve te zbatueshme ne Kosove”, shkroi Gashi.

Është e famshme shprehja “ndihmomë si vëlla”, me të cilën, Kurti thoshte se i ishte drejtuar kryesindialisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj. Gashi e ka risjellë këtë shprehje, duke thënë se Kurti po e pranoka një lutje të tillë, kur po iu bëka nga ministrat.

“Edhe ashtu vet KM ka thane qe nuk ka me lutje “nimom si vella”. Kjo per ministra duket se nuk po vlejka”, thuhet në postimin e gazetarit të bërë në profilin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera