Kupa e Botës 2022

Gardiani i Holandës nuk i frikësohet Messi-t: Në fund është njeri si të gjithë!

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 09 December 2022

Holandën e pret një sfidë tejet e vështirë në çerekfinalet e Kupës së Botës teksa “Tulipanët” përballen me Argjentinën e Lionel Messi-t. Deri në këtë fazë të kompeticionit, “pleshti” ka ditur si të udhëheqë skuadrën dhe tashmë “kërcënon” edhe Holandën.

Megjithatë, gardiani i holandezëve, Andries Nopert nuk i frikësohet 35-vjeçarit dhe thekson se edhe Messi si të gjithë, është human.

“Kur vjen puna te penalltitë, Messi përdor gjithnjë të njëjtën këmbë. Ai është i zoti padyshim, por në fund është njeri si gjithë të tjerët. Është i mirë, por ashtu jam edhe unë. Jam i bindur që mund ta ndal Messin nëse vjen puna te penalltitë”, u shpreh Nopert.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera