Lajme

Ganimete Musliu reagon pas sulmeve ndaj saj në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 04 March 2023

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, para dy dite e kritikoi kryeministrin Albin Kurti në një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej në lidhje me planin evropian. E paraqitja e saj, ku imitohej Kurti, ka ngjallur reagime të shumta, teksa Musliu e votuesit e saj u ofenduan si “kafshë”.

Pas këtyre sulmeve brutale, ka ardhur reagimi i deputetës së PDK-së. Në profiling e saj në Facebook, Musliu ka shpërndarë disa statuse përkrahëse ndaj saj. Një nga këto statuse përkrahëse ishte edhe ai i Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, e të cilin e ka shpërndarë në “story” edhe Musliu, shkruan Nacionale.

Kujtojmë që sulmet e këngëtarit Ardijan Rusta ndaj zonjës Musliu kanë ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku tashmë ka plasur debati mbi racizmin kulturor ndaj Drenicës, regjionin prej nga vjen edhe zonja Musliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera