Gani Sejdiu flet pas eliminimit të Gjilanit nga Kupa e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 10 February 2021
Gjilani të mërkurën në mesditë është mposhtur në udhëtim te Istogu me rezultat 2-0 dhe është eliminuar nga Kupa e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Disfata e gjilanasve nga Istogu ka qenë e papritur dhe befasi për një pjesë të madhe të opinionit sportiv në vendin tonë.
Humbjen e skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli, për Gazetën inFokus e ka komentuar trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu.
Ai ka thënë se eliminimi i Gjilanit ka qenë befasi, sepse ata kanë pasur objektiv kryesor Kupën e Kosovës.
Tutje tekniku mitrovicas ka theksuar se Gjilani do të rikuperohet shpejtë nga kjo humbje.
“Po realisht është befasues eliminimi i Gjilanit, sepse Kupën e kanë pas objektivin kryesor dhe më të realizueshëm për të dalë në Evropë, por duhet qenë korrekt se në këto kompeticione jo vetëm tek ne ndodhin befasira, por edhe me klube të ligave më të forta evropiane. Një tjetër realitet është tash sa i përket klubeve të Ligës së Parë, sepse këtë vit ato kanë bërë një progres të madh sa i përket cilësisë dhe janë në një nivel krejtësisht tjetër në krahasim më të kaluarën. Gjilani me siguri nuk do të lejoj të trazohet, sepse edhe në kampionat kanë gjasa të zënë vendin e dytë, kështu që mendoj se do rikuperohen shpejt nga kjo humbje”, deklaroi Gani Sejdiu për Gazetën inFokus.
Pas kësaj disfate, Gjilani tashmë do të fokusohet në kampionat, kurse Istogu me këtë fitore ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...