Sport

Gabi: Nuk është ftohtë vetëm në Rusi, është e njëjta gjë edhe në Albacete

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 15 March 2018

Atletico Madrid do të përballet me Lokomotivën nga Moska në Ligën e Evropës sot ( e enjte) me fillim nga ora 17:00, dhe ata do të përballen me të ftohtit e famshëm rus, por Gabi nuk është tepër i shqetësuar për këtë, shkruan infokusi.

Duke folur për faktin se pjesët e Spanjës goditen shpeshë herë edhe nga temperaturat e ulta,  kapiteni i Atletico Madrid ka thënë  se moti nuk duhet të jetë një faktor i madh për përballjen e sotme.

“Unë kam prejardhje nga Albacete dhe temperaturat e ulta nuk do të ndikojnë në rrjedhen e lojës”, tha ai kur u pyetë për temperaturat.

-Advertisement-

“Ne jemi duke luajtur ndeshje të mërkurën dhe të dielën. Ne jemi të lumtur që po luajmë dy ndeshje në javë dhe shpresoj se jemi të përgatitur për këtë sfidë”, ka thënë Gabi.

Ndeshja e parë ndërmjet Atletico dhe Lokomotiva ka përfunduar me rezultatin 3:0, në favor të skuadrës spanjolle. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera