Sport

Futbollistja e Kosovës, transferohet te skuadra e njohur Zvicërane (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 23 July 2018

Mirela Jakupi është bërë futbollistja e parë shqiptare në radhët e klubit të femrave Servette të Gjenevës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Sulmuesja 18-të vjeçare që luan për përfaqësuesen e Kosovës, karrierën e ka nisur te FC Aire-le-Lignoni në Gjenevë.

“Dëshiroj të falënderoj klubin tim të parë që bëri mua të evoluoj shumë. Ka qenë kënaqësi t’i shpenzoj këto vite me gjithë këta njerëz të mrekullueshëm dhe edukator”, ka deklaruar Mirela Jakupi pas kalimit në ekipin e parë të FC Servettes.

-Advertisement-

Në ekipin e FC Servettes e mirëpresin angazhimin e Mirela Jakupit, duke i dëshiruar asaj suksese në aventurën e re.

FC Servette garon në Ligen e parë të futbollit për femra në Zvicër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera